Regjistrimi i tokës bujqësore si prioritet

Lexuar 527 here




Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Bashkinë Kukës zhvilluan një takim informues me temë Veprimtaria e Bashkisë dhe ZRPP në zbatim të VKM nr. 994 dt.19.12.2015.

Ky takim kishte si qëllim përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës nëpërmjet njësive të Qeverisjes Vendore dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të procedurave që zbatohen për efekt të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi si dhe lëshimit të çertifikatës së pronësisë bazuar në këto akte.

Pjesmarrëse në këtë takim, Znj. Majlinda Bozdo (Këshilltare e Ministrit të Bujqësisë) në fjalën e saj tha: “Është shumë e rëndësishme që qytetarët tokën që disponojnë ta formalizojnë me dokumentacion dhe ta pasqyrojnë në zyrën e regjistrimit në mënyrë t’iu shërbejë; ta shesë, ta blejë, t’ia trashëgojë fëmijëve, të marrë subvencionet nga shteti, të marrë kredi në bankë etj. Regjistrimi i tokës është shumë i rëndësishëm edhe për pushtetin vendor sepse pushteti vendor mbahet nga taksat dhe taksa mbi tokën apo mbi pasurinë do të vijë duke u forcuar dhe hyrë në rrugën e saj ligjore”.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Z. Bashkim Shehu tha: “Kukësi, Hasi e Tropoja janë gangrena e problemeve të regjistrimit, prandaj duhet të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që ato që kanë prona dhe nuk kanë konflikt pronësie ti pajisim me çertifikata pronësie”.
Në këtë takim morën pjesë Administratorët e 14 Njësive Administrative të Bashkisë Kukës, përfaqësues të zyrave të kadastrave Kukës, Has e Tropojë, përfaqësues të ZRPP si dhe përfaqësues nga Drejtoria Juridike dhe Urbanistike.
.