Kurban Bajrami, të veçantat e këtij viti
Lexuar 4588 here
Këtë vit Festa e Kurban Bajramit ishte më e begatë për banorët e njësive administrative Shishtavec dhe Topojan. Falë organizimit dhe bashkëpunimit të Xhamisë Novosej, më konkretisht Imamit Xhevahir Lika i cili në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Prizrenit, Xhamia e fshatit Poslisht, u bë e mundur mbledhja dhe shpërndarja e ndihmave në veshmbathje për fëmijë dhe të rritur të fshatrave Oreshkë dhe Cernalevë.
Shpërndarja e këtyre ndihmave u bë në prag të kësaj Feste, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme për herë të parë, ishte rezervuar therja e organizuar e kurbanëve, falë këtij bashkëpunimi dhe mbështetjes së disa emigrantëve nga Shishtaveci dhe Novosej.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Prizrenit, Kurtish Hoxhaj dhe Ymer Kurtaj humanist, të cilët ishin të pranishëm gjatë therjes së kurbanëve (6 lopë dhe 6 dele) thanë për kallabak.com "Kontributet për blerjen e këtyre kurbanëve është dhënë nga banorët e fshatit Poslisht të Komunës së Prizrenit dhe emigrantë të këtij fshati të cilët punojnë në Zvicër dhe Gjermani.
Ne jemi të kënaqur nga mënyra se si është organizuar ky ritual nga ana e Imamit të Xhamisë Novosej, me ç'rast e falenderojmë atë dhe bashkëpuntorët vullnetarë të angazhuar në këtë proçes".
Shpërndarja e mishit të kurbanëve u bë në fshatrat Shishtavec, Novosej, Shtrezë dhe Topojan. Therja e tyre u krye duke zbatuar rreptësisht rregullat e higjenës, si dhe u monitorua nga ana e specialistit veteriner. Pas shpërndarjes së pakove për familjarët, ambienti ku u bë therja e kurbanëve, u pastrua tërësisht.
Nga ana e tij Imami i Xhamisë Novosej Xhevahir Lika tha se; "Krahas kësaj ndihme për dhjetra familje në nevojë gjatë Festës, po shpërndahen dhe artikuj të konsumit si: miell, oriz, vaj, sheqer, makarona, kafe, sapun, etj, ndërsa për nxënësit e Shkollës 9-vjeçare "Beqir Hamza" do të shpërndahet një sasi e konsiderueshme fletoresh. Gjithashtu, po tentojmë që nëpërmjet Bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Prizrenit të sigurojmë një kontigjent ndihmash në veshmbathje për fshatrat Brekijë, Kollovoz dhe Xhaferaj. Ndihma na është premtuar, teksa për tërheqjen e saj jemi penguar nga ana e Autoritetit Doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Morin, edhe pse dokumentacioni është i rregullt e në përputhje me ligjin".