Laura Boldrini, qytetarja më e re e Kukësit
Lexuar 633 here
Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Zj.Laura Boldrini vizitoi sot Kukësin, qytet në të cilin dha një kontribut të pamatë për përballimin e krizës kosovare të vitit 1999, si përfaqësuese e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët - UNHCR.
Kryetari i Bashkisë,Z.Bashkim Shehu ishte mikpritësi i Zj.Boldrini, të cilës, në një ceremoni të organizuar për këtë qëllim i dha edhe titullin Qytetare Nderi e Kukësit, me motivacionin:
"Për kontribut dhe humanizëm të veçantë në menaxhimin e krizës së vitit 1999, gjatë shpërnguljes masive të popullsisë së Kosovës".
Në fjalën hapëse të ceremonisë, Kryebashkiaku Shehu tha:
-"E nderuar Zj. Boldrini, tashmë bashkëqytetare e jona, Ju, si të gjithë qytetarët e Kukësit në atë kohë, keni dhënë një kontribt të pamatë për përballimin e krizës, prandaj Ne jemi krenarë dhe shumë të privilegjuar që ju kemi këtu sot.
Sot bota po jeton në një periudhë krize të ngjashme me atë të 1999, dhe ashtu siç Ju e cilësuat në Parlamentin e Shqipërisë, Kukësi është një shembull i mirë se si një krizë e tillë duhet të menaxhohet, dhe për këtë Ne ndjehemi krenarë sepse humanizmi dhe njerëzorja është kryesorja dhe ajo që të gjithë njerëzit pretendojnë të arrijnë."
Ndërsa Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, qytetarja më e re e Kukësit, Zj.Laura Boldrini në fjalën e saj tha:
- "Ju falenderoj shumë. Jam mirënjohëse që më nderoni me këtë titull. Dua ta ndaj këtë titull me të gjithë ata që ndihmuan në vitin 1999. Unë jam përfaqësuese e thjesht e një komuniteti të madh të UNCHR, të cilët do t’i njoftoj për këtë vlerësim.
Çfarë mund të them unë për sot kur kemi krizë refugjatësh?
Solidariteti është një vlerë e BE, por për fat të keq, sot ka disa vende të BE që nuk e konsiderojnë të tillë dhe po krijojnë mure dhe gardhe për refugjatët. Faleminderit shumë dhe shpresoj të zhvillohet Kukësi. Gjithçka mund të arrijmë kur punojmë bashkë. Unë shpresoj që Kukësi do hapet edhe për turizmin, thjesht se bukuritë e këtij qyteti meriton t’i njohë gjithë bota”.
Sipas Boldrinit, Kukësi dëshmoi vlera të vërteta humanizmi në ato ditë të vështira.
“Kriza e 1999 u përballua nga gjithë komuniteti shqiptar e ai ndërkombëtar, duke filluar nga UNHCR që unë e përfaqësova në Kukës. Çfarë ndodhi në vitin 1999 ka qenë një punë shumë e vështirë për të garantuar vendstrehim për mijëra e mijëra njerëz. Ishte krejt e papritur dhe brenda një ore, familjet kuksiane u mobilizuan për t'i strehuar në shtëpintë e tyre.
“Sepse ata nuk janë refugjatë. Janë vëllezërit tanë” - më shpjegoi dikur një familje kuksiane.
“Çmimi është i rëndësishëm për marrëdhëniet Itali-Shqipëri. Ajo që u bë me Kosovën duhet të jetë shembull për krizën e refugjatëve sot. Nuk mendoj që BE duhet të ndjekë modelin e mureve dhe të rrjetave, por modelin e bashkëpunimit, sepse kemi të bëjmë me qenie njerëzore. E ardhmja të jetë ndryshe. Nga Kukësi duhet t’i bëjmë apel qytetarëve europianë, të ndjekin këtë model, të asaj kohe”, u shpreh Boldrini.
Ky titull i jepet Zj.Boldrini pas propozimit të Kryetarit të Bashkisë dhe miratimit unanim nga këshilltarët e Këshillit Bashkiak Kukës.
Në ceremoninë e dhënies së titullit "Qytetare Nderi e Kukësit" Zj.Laura Boldrini, morën pjesë Deputetët e Qarkut të Kukësit - Z.Vexhi Muçmata dhe Z.Alban Zeneli si dhe këshilltarë të Këshillit Bashkiak Kukës.
Në këtë vizitë Zj.Boldrini u shoqërua nga Zj.Valentina Leskaj - Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe Alberto Cutillo - Ambasadori i Italisë në Shqipëri.