Përfundojnë ndërhyrjet në rrugën Kukës - Shishtavec
Lexuar 676 here
Kanë përfunduar ndërhyrjet e fundit në rrugën Kukës – Shishtavec, e cila u ndërtua me financimin e Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW - IPA 2009 dhe të Qeverisë Shqiptare. Ky projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ishte pjesë e programit “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale” dhe do të përmirësojë e jetën e banorëve të këtij komuniteti, ndërkohë që hap një zonë mjaft tërheqëse për turizmin malor dhe atë dimëror për vizitorët dhe të apasonuarit e skiimit. 





