Hirra - Ndoshta më e mirë se qumështi
Lexuar 2925 here
Për të bërë një kilogram djathë duhen 10 litra qumësht, 9 prej të cilave janë hirrë. Është pikërisht ky lëng që kur kullon qartësohet dhe që e quajnë magjik. Hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka dhe studimet e para për të janë bërë në fillim të shekullit 20.
Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditëshme të hirrës. I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të kaukazit nga turberkulozi dhe kanceri i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi.
Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët, të cilëve për t’i mbuluar atë efektin që më krijonte dhe mua për së vogli i përzjehet me lëngje frutash. Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë. Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë, por mund ta bësh edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.
Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme dhe është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit. Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.
Ndërsa atyre që i pëlqen sporti, në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije, pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit. Ndërkaq siç e thoshte dhe gjyshja ime, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.
Përgatitja në shtëpi
Zjeni një litër qumësh, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë. Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm.
Hirra e harruar, por shëron shumë sëmundje
Hirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni
Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme per shkak të vlerave të larta ushqyese dhe për shkak që e rregullon tretjen.
Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.
Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese se sa të bardhat e vezës. Nxitë punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.
Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.
Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kane dokumentuar se si banoret e Kaukazit nuk e dinë se çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve.
Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditëshme të hirrës. I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të kaukazit nga turberkulozi dhe kanceri i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi.
Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët, të cilëve për t’i mbuluar atë efektin që më krijonte dhe mua për së vogli i përzjehet me lëngje frutash. Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë. Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë, por mund ta bësh edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.

Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme dhe është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit. Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.
Ndërsa atyre që i pëlqen sporti, në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije, pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit. Ndërkaq siç e thoshte dhe gjyshja ime, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.
Përgatitja në shtëpi
Zjeni një litër qumësh, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë. Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm.
Hirra e harruar, por shëron shumë sëmundje
Hirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni
Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme per shkak të vlerave të larta ushqyese dhe për shkak që e rregullon tretjen.
Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese se sa të bardhat e vezës. Nxitë punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.