Dy fjalë për - Arën e Robit
Lexuar 1300 here
nga Abedin NOKANdodh që rrugët kryqëzohen me njëra-tjetrën si fatet e njerëzve. E pikërisht në kryqëzim të tyre ndodhet "Ara e Robit". Flitet se furtuna ka mbytur një udhëtar.Për çudi , askush nuk e njohu nga ishte, çfarë e quanin, ku shkonte e ç'hall kishte...
Dikush thotë se me muaj ndenji nën borë a rastëshishist kalimtarët e gjetën.Thonë se e varrosën diku pranë, ( megjithëse varri nuk I dihet).
Askush nuk u kujtua për të. Askush, askush...
E pagëzuan me emrin Rob. Ishte njeri si gjithë të tjerët. Ndoshta kërkonte Doruntinën, Mujon apo Omerin e Vogël.
Po bardhësia e borës e mori në gjirin e saj, e ktheu në shtatore...
Nuk dihet viti i kësaj tragjedie para sa vitesh a shekush. Nejse, Robi mbeti Rob. I panjohur, i paditur. Mbeti fillikat i vetem, pa emër, pa varr. Ai luftoi me furtunën, ndoshta s'përballoi të ftohtin, acarin, urinë apo egërsirat...
Ra të flinte në borën e bardhë si në një dyshek të mbushur me pambuk për të çliruar trupin nga mëkatet. E bora i përkëdheli fytyrën, ballin, buzët , dalëngadalë i mbuloi trupin, e mori në gjirin e bardhësinë e saj...
Një gjë është e sigurtë se Robi na la toponimin: - Ara e Robit.