Investimi i banesave, zgjohen emigrantët
Lexuar 1530 here
nga Azem PARLLAKUInteresimi në rritje për pasuritë e patundshme, ka bërë që emigrantët që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të transferojnë forma të ndryshme të burimeve/resurseve ekonomike në vendlindjen e tyre. Një pjesë e madhe e këtyre burimeve rrjedh në formë të transferimit të parave (remitanca) apo në formë të mallrave materiale për mbështetje direkte të anëtarëve të familjeve të tyre.
Në vitin 2015-2016 me anë të kanaleve bankare në Shqipëri janë transferuar nga mbarë bota remitanca me shumë prej 1,5 milion euro. Vlerësimet e përafërta supozojnë se vlera/shuma efektive qëndron më lartë, ngase një pjesë e madhe e parave transferohet në vendlindje me anë të kanaleve jo formale (ndër të tjerash sjellja e parave personalisht).
Emigrantët që jetojnë në Perëndim dhe që përkujdesen për familjet e tyre financiarisht, transferojnë në rastet e shumta shumën për mbështejte financiare prej përafërsisht 3000-5000 euro. Anëtarët e familjeve pranojnë edhe mbështetje të tjera në forma të ndryshme të mallrave materiale (ndër të tjera: aparate për shtëpi, por gjithashtu edhe produkte të cilësisë së lartë, si rroba, artikuj kozmetike).
Ekziston arsyeja për të supozuar se në të ardhmen mbështejta financiare ekonomike nga emigrantët do të zvoglohet. Kjo mund të ndodhë për atë arsye, se shumica e emigrantëve i kanë marrë familjet e tyre me vete, kështu që do të kenë, shumë pak para për remiatnca për anëtarët e tjerë të familjes.
Emigrimi apo migrimi drejt një jete më të mirë ka të mirat dhe të këqiat e veta, pra gjërat duhet të shihen në prizma të ndryshme. Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern. Ne jemi të vonuar në këtë proçes, që shoqërohet edhe me dëshpërim për lenien e vendit, që e duam aq shumë. Zhgënjim është se ende jemi shumë të papërgatitur për t'u përfshirë si duhet në proçesin e integrimit me botën e qytetëruar.
Por megjithatë, është e vetmja rrugë sot për të shkurtuar distancën me pjesën tjeter që ka kapërcyer prapambetjen tonë me kohë.
Emigracioni është ëndërr dhe zhgënjim njëkohësisht. Por do të vazhdojë të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare edhe për sa kohë situata ekonomike te ne të mbetet e veshtirë, dhe fatkeqësisht, me sa duket kjo do të vazhdojë për shumë vjet.
Që të jemi më pak sentimentalë e më shumë real, emigracioni është shpresë për fëmijët tanë, por është një zhgënjim shumë i madh për ne, të cilëve na mungojnë shumë gjëra këtu, ndërsa ngushëllohemi se shpresën ende e mbajmë gjallë.
Ekonomia e shkatërruar, politika të interesave të vogla, iniciativa askund fare, njerëz që ftohen nga jeta tyre dhe që me çdo kusht kërkojnë një vend ku së paku do të sigurojnë bukë për vete dhe për fëmijët e tyre. Ky është vendi i shqiptarëve, vend që ka patriotizëm dhe fjalë të mëdha kombëtare për të eksportuar, ndërsa nuk ka bukë për të ngrënë, ky është turpi i madh.
Rriten dërgesat e emigrantëve duke i dhënë oksigjen ekonomisë, kur investimet e huaja direkte shënojnë rënie dhe eksportet po rriten me ritme të ulëta.
Përtej kësaj panorame, emigrantët janë vënë në lëvizje, për të investuar në shtëpitë e pronat e të parëve. Nga një investigim i bërë së fundmi rezulton se kryesisht në Shishtavec, Borje, Novosej, janë investuar në ndërtim dhe rikonstruksion banesash, të paktën 704 000 euro. Ky investim u nxit nga përmirësimi i infrastrukturës rrugore, dhe planet e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.
Në vitin 2015-2016 me anë të kanaleve bankare në Shqipëri janë transferuar nga mbarë bota remitanca me shumë prej 1,5 milion euro. Vlerësimet e përafërta supozojnë se vlera/shuma efektive qëndron më lartë, ngase një pjesë e madhe e parave transferohet në vendlindje me anë të kanaleve jo formale (ndër të tjerash sjellja e parave personalisht).
Emigrantët që jetojnë në Perëndim dhe që përkujdesen për familjet e tyre financiarisht, transferojnë në rastet e shumta shumën për mbështejte financiare prej përafërsisht 3000-5000 euro. Anëtarët e familjeve pranojnë edhe mbështetje të tjera në forma të ndryshme të mallrave materiale (ndër të tjera: aparate për shtëpi, por gjithashtu edhe produkte të cilësisë së lartë, si rroba, artikuj kozmetike).
Ekziston arsyeja për të supozuar se në të ardhmen mbështejta financiare ekonomike nga emigrantët do të zvoglohet. Kjo mund të ndodhë për atë arsye, se shumica e emigrantëve i kanë marrë familjet e tyre me vete, kështu që do të kenë, shumë pak para për remiatnca për anëtarët e tjerë të familjes.Emigrimi apo migrimi drejt një jete më të mirë ka të mirat dhe të këqiat e veta, pra gjërat duhet të shihen në prizma të ndryshme. Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern. Ne jemi të vonuar në këtë proçes, që shoqërohet edhe me dëshpërim për lenien e vendit, që e duam aq shumë. Zhgënjim është se ende jemi shumë të papërgatitur për t'u përfshirë si duhet në proçesin e integrimit me botën e qytetëruar.
Por megjithatë, është e vetmja rrugë sot për të shkurtuar distancën me pjesën tjeter që ka kapërcyer prapambetjen tonë me kohë.
Emigracioni është ëndërr dhe zhgënjim njëkohësisht. Por do të vazhdojë të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare edhe për sa kohë situata ekonomike te ne të mbetet e veshtirë, dhe fatkeqësisht, me sa duket kjo do të vazhdojë për shumë vjet.
Që të jemi më pak sentimentalë e më shumë real, emigracioni është shpresë për fëmijët tanë, por është një zhgënjim shumë i madh për ne, të cilëve na mungojnë shumë gjëra këtu, ndërsa ngushëllohemi se shpresën ende e mbajmë gjallë.
Ekonomia e shkatërruar, politika të interesave të vogla, iniciativa askund fare, njerëz që ftohen nga jeta tyre dhe që me çdo kusht kërkojnë një vend ku së paku do të sigurojnë bukë për vete dhe për fëmijët e tyre. Ky është vendi i shqiptarëve, vend që ka patriotizëm dhe fjalë të mëdha kombëtare për të eksportuar, ndërsa nuk ka bukë për të ngrënë, ky është turpi i madh.Rriten dërgesat e emigrantëve duke i dhënë oksigjen ekonomisë, kur investimet e huaja direkte shënojnë rënie dhe eksportet po rriten me ritme të ulëta.