Reshje dëbore në Shishtavec

Lexuar 1063 here




Në orët e mbrëmjes kanë nisur reshjet e dëborës në Shishtavec, ç'ka ka bërë që e gjithë zona përreth të vishet me gëzofin e bardhe.
Këto reshje pritet të intensifikohen edhe gjatë orëve në vijim. Kështu thonë të dhënat e  Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat do të luhaten nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 3 gradë C deri në 6 gradë C e ato maksimale nga 13 gradë C deri në 16 gradë C.

Do të fryjë erë verilindore dhe juglindore 2-7m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.
Aktualisht s'ka probleme me qarkullimin rrugor, ndërsa ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
.