Nën ujë edhe livadhet në Shishtavec/Novosej
Lexuar 883 here
Vranësirat dhe shirat intensive të pranishme në vendin tonë që në orët e para të mëngjesit, kanë krijuar probleme serioze dhe për fshatrat e njësive administrative Shishtavec, Topojan dhe Zapod, duke rrezikuar përmbytje, fryrje të përrenjëve dhe shembje dherash.
Parashikohet që dhe pasditja të sjellë përkeqësim të motit, duke bërë që shirat të jenë me intensitet të lartë.
Herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit do të vijojë edhe gjatë natës. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të mbeten të lartë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 2-3 gradë të temperaturave.
Energjia elektrike është ndërprerë disa herë gjatë orëve të paradites, ndërsa nuk evidentohen shembje dheu dhe gurësh në aksin rrugor, që lidh fshatrat me qytetin e Kukësit.