Gjallica si pikë rëndese
Lexuar 890 here
Gjallica është mali më i lartë i rrethit Kukës, 2489m mbi nivelin e detit i cili bën pjesë në vargun malor të Korabit (vargmal në skajin lindor të Shqipërisë, midis rrethit të Kukësit e atij të Dibrës) dhe shtrihet në skajin veri-lindor të këtij vargu, midis pellgut të Kukësit në veri-perëndim dhe pllajës së Shishtavecit në jug-lindje.
Në veri-lindje Gryka e Vanave e ndan nga mali i Koritnikut, kurse kanioni i Bicajt në jug-perëndim e ndan nga mali i Kolesjanit. Pjesa kulmore formon një kreshtë të mprehtë, që bie pingul mbi Grykën e Vanave, kurse shpatet janë mjaft të pjerrëta duke formuar rrëpira të dukshme tektonike në gëlqerorët e pjesës së poshtme të tyre.
Ka formë vezake(11 x 5 km) me drejtim veri-lindor dhe jug-perëndimor, me shpate shumë të pjerrëta që bien thikë mbi lumin Lumë, pellgun e Kukësit dhe pllajën e Shishtavecit.
Nga ana perëndimore, nga të gjitha pikat, me një vështrim mund të perceptohet e gjithë përmasa e Gjalicës që ngrihet si një piramidë gjigande mbi Rrafshën e Lumës, skematikisht në formën e një trekëndëshi të stërmadh gati dybrinjënjëshëm me një bazë prej afro 11 km (Gryka e Vanave-Kanioni i Bicajve) dhe lartësi mbi 2100m.
Në rreth 90% të perimetrit të Gjalicës dallohet lartësia prej më se 2000 metër dhe sipërfaqet e shpateve nga rrëza deri në majë, dukuri që nuk hasen te asnjë mal i vargmalit të Korabit, Alpeve të Shqipërisë apo gjetkë.