Takim me kompanitë mirëmbajtëse të rrugëve

Lexuar 470 here




Në kuadër të marrjes së masave për përballimin e situatës dimërore, Bashkia Kukës zhvilloi një takim bashkëpunimi me kompanitë mirëmbajtëse të rrugëve rurale e nacionale që operojnë në territorin e Bashkisë Kukës.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Z.Bujar Muçmata kërkoi nga kompanitë mirëmbajtëse që gjatë kësaj periudhe angazhimi të jetë maksimal dhe gadishmëria në nivelin e situatës.


"Përpos vështirësive që paraqesin disa rrugë rurale për shkak të amortizimit dhe terrenit të paqëndrueshëm, nuk duhet që tu pamundësojmë lëvizjen e lirë banorëve. Marrja dhe shpërndarja e informacionit duhet të jetë në kohë reale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me qëllim përballimin e situatës në vazhdim" - tha ndër të tjera në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm.


Në territorin e Bashkisë Kukës operojnë 5 kompani për mirëmbajtjen e rrugëve. Sipas destinacioneve kompania ARBOTEC mirëmban segmentin Kukës - Ura e Koloshit, kompania EUROKOS segmentin Ura e Koloshit - Shtrezë, kompania RSM segmentin Shtrezë - Shishtavec, kompania MARSI segmentin Kukës - Tunel i Kalimashit, bashkimi i firmave ORUÇI - RSM janë kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe ORUÇI - Vllaznimi për mirëmbajtjen e rrugëve të brendshme të qytetit.

 
.