Njeriu që la pas një pjesë të enciklopedisë së Gorës

Lexuar 1077 here




Lajm i hidhur në këtë mëngjes dhjetori. U nda nga ne edhe Elmazi.

Njeriu më i apasionuar pas traditave të popullit, në veçanti ato të Gorës. I njihte ato në hollësi, që nga lindja deri në vdekje, që nga dasma deri në të gjitha ditët e motmotit, që nga magja e bukës e deri te mulliri. I përshkruante, i fotografonte, i publikonte. Mbante origjinalet e dhjetra objekteve dhe fotove me vlerë për traditat dhe historinë e tyre. Shkolla e parë, skuadra e parë e futbollit, skiatorët e parë të Gorës, imami dhe xhamia e parë, aksionistët e parë, monedhat më të vjetra të gjetura në fshat, dhe sa e sa tëtjera.

Libri i tij "BORJA DHE BORJANËT" është një enciklopedi e jetës dhe këtyre traditave në gjithë Gorën.

Lamtumirë, Elmaz i dashur!


Elmazi ishte një bashkëpunëtor i zellshëm dhe shumë i lexuar i Portalit tonë.
Gjithësesi, shumë nga shkrimet e shënimet e tij, do të vazhdojmë t'i publikojmë pandërprerë.
Stafi i  Portalit i shpreh ngushëllimet familjes Dokle, për humbjen e njeriut të saj të dashur.
.