Drutë e dimrit
Lexuar 849 here
Shishtaveci dhe zona përreth ka dimër të gjatë dhe të ftohtë, ç'ka e bën të nevojshme ngrohjen e ambientit të shtëpisë, për t'u ndier komod.
Kësaj ane gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i gazit dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël.
Drutë vite më parë transportoheshin me kuaj, mushka dhe gomerë. Masa e matjes në këtë rast ishte, "barra". Një barrë dru, ishte një ngarkesë normale që mbante një kafshë.
Kjo masë kishte një farë subjektiviteti sepse, drutë që viheshin në radhë në të dy anët e kafshës, mund të ishin të rrallë ose të ngjeshur.
Sa më të shtrembër të ishin drutë aq më problematike ishte vërtetësia e përmasës së barrës. Prej këtej rrjedh edhe shprehja: "Një dru i shtrembër e prish gjithë barrën".