Kemi kalëruar, dhe duhet t'a dijmë
Lexuar 1677 here
nga Qamil GJONBIBAJKur në një tufë me kuaj që jetojnë në hapësira kullosore (mergjelë) janë dy hamshorë riprodhues, në periudhën e riprodhimit, secili merr në raste tufën e tij. Por, pelat e gjakut të tij (nëna, motrat e deri në brezit të katërt) i lejon të kalojnë tek hamshori i tufës tjetër që nuk i ka në gjak.
Tek kuajt, riprodhimi brenda bashkëgjatësisë (inbriding-u) është me pasoja të rënda gjenetike. Aftësitë e nuhatjes të bashkëgjatësisë tek kuajt, janë shumë të theksuara. Rekord në këtë drejtim, është raca e kuajve “Gjakpastër arab”. Ka ndodhur që hamshori i kësaj race, gjatë nuhatjes së pelës, ka ndjerë që ajo është në bashkëgjakësi me të në brezni të gjashtë nga babai, e nuk ka pranue të çiftëzohet me këtë pelë. Kjo, është edhe arsyeja kryesore që kjo racë kuajsh, është dhe mbetet më e kërkuara në botë.
Jo më kot, rraca e kuajve arab, së bashku me rracën e kuajve gjakthjështë është anglez, kanë kontribuar në formimin e të gjitha rracave të tjera të kuajve në botë.Përfaqësuesit e këtij bashkëpunimi shumëvjeçarë, janë rraca “Alltekini” i madh dhe “Orlovi” i famshëm.
Kali, përveç të tjerash, ka aftësi të rikujtojë ngjarje apo episode që i kanë ndodhur edhe para shumë vitesh. Në lidhje me këtë fakt, ai ka mbajtur në kujtesë sjelljen e keqe e të dhunshme e të të zotë, dhe pas dhjetë vitesh kur i ka rënë përsëri në dorë (duke u shitur nga njëri tek tjetri tregtar) e ka mbytur ish të zotin.
Përveç sa më sipër, kali nuk harron kurrë as sjelljen dhe trajtimin e mirë që i bëhet. Pas shumë e shumë vitesh, është kthyer përsëri tek ajo familje që e ka trajtue më mirë se të tjerat që e kanë patur, duke bërë kilometra të tëra.
Kali ka nuhatje aq të fortë saqë, aromën e të zotit, të pajimeve të veta dhe aromën e afshit e të seksit të kundërt, i ndjen nga tetë deri në dhjetë kilometra. Kjo, e provuar në praktikë, nga studiues dhe hipologë të kësaj fushe.
Kali ndryshe nga qëniet e tjera të gjalla nuk njeh as hapësirë, as kohë, as ditë e as natë, e pushon në këmbë, duke ngritur me radhë vetëm njërën këmbë, pak në ajër, të mbështetur në tokë vetëm majën e thundrës sajë. Tre të tjerat, i mbështet plotësisht në tokë.
Ndërsa në lidhje me faktin që nuk njeh as ditë, as natë, ai shikon vetëm, një ngjyrë, atë të gjelbërtën e hapur, si ditën dhe natën. Beben e syrit e hap natën dhe zvogëlon ditën në sajë të një fermenti i quajtur “Atropini”, i cili prodhohet tek kanali i lotëve të syrit (duktuslakrimali).
Kali duhet të qëndrojë në këmbë. Në çdo tridhjetë ditë, vetëm një ditë shtrihet në tokë për të pushuar. Është konsumatori më i vështirë sikur të ketë pranë të gjitha nevojat ushqimore që plotësojnë dietën e tij, përfshi këtu edhe ujin, në njëqind ditë e netë, qëndron duke ngrënë .Vetëm një ditë nga këto, pushon së ngrëni, as nuk han, as nuk pin. Në çdo tridhjetë
minuta, zbrazë stomakun (defekon dhe urinon ) dy herë.
Kali ndjen në sajë të instikteve dhe nuhatjes së tij, boshllëqet dhe gropat nën sipërfaqën e tokës në distancat pesë deri tetë metra para se të afrohet dhe, shmanget nga ato, pa e kuptuar kalorësi se ç’po ndodh. Ndërsa gomari është më i ndjeshëm në këtë drejtim. Ky i ndjen këto rreziqe, deri në dymbëdhjetë metra distance. Kjo është arsyeja që në krye të karvanit të deveve që udhëtonin nëpër shkretëtirat e rërës, (ngaqë devetë ecin të shkujdesura) vendosin t’u prijë gomari për të zgjedhur rrugën që t’mos groposeshin në ndonjë sop rëre ku krijoheshin boshllëqe apo vende rrëshqitëse.
Vetëm këmba e kalit, nuk ngjitet më po u thye. Që të bëhet e mundur lidhja e kalciumit me fosforin, duhet të ripërtëriten disa lëndë të tjera speciale minerale, të cilat funksionojnë vetëm gjatë formimit të fetusit (mëzit) që në barkun e nënës. Kjo është arsyeja që, gjatë betejave luftarake kuajtë që thyenin këmbët, sakri koheshin, për t’mos vuajtur.
Një pikë tjetër shumë e dobët e kalit është edhe rryma elektrike. Shpesh herë në jetën e përditëshme, na ka ndodhë që të na zërë korenti, qoftë dhe njëqind e tetëdhjetë volt. Ndërsa kali, që poseidon një forcë e fuqi aq të madhe (saqë edhe fuqitë motorike maten në të gjithë botën me kuajfuqi), nuk duron dot as dyzet e pesë volt sepse, mjafton të bjeri në kontakt me tridhjetë e pesë, dyzet volt që të vdesë. Për këtë fakt, janë dëshmitarë të gjithë ato që kanë marrë e vazhdojnë të merren me trajtimin e mbarështrimin e kuajve.
Nocioni i “ vdekje “ përdoret për katër qënie të gjalla. Për njeriun (si shkalla më e ndërgjegjshme ndër qëniet e gjalla) për bleën, për kalin dhe devenë. Kjo arsye me sa duket, lidhet me faktin se sa të lidhur kanë qënë me njeriun, që në lashtësitë e herëshme dhe se sa i kanë shërbyer atij tre qeniet e përmendura.
Kali, pikën më të fortë, ka forcën dhe është bishti i kalit me vetitë e tij. Bishti i kalit, përveç se mban ekuilibrin e trupit gjatë lëvizjeve të tij, ka edhe veti të tjera. Fijet e bishtit të tij janë përdorë nga njeriu që në lashtësi për qëllime të ndryshme. Edhe sot, këto gjejnë përdorim të gjerë në industrinë e lehtë për veglat muzikore, kryesisht tek veglat kordofone. Edhe për veglën muzikore më të lashtë tek malësitë tona siç është “lahuta”, janë përdorur fijet e bishtit të kalit.
Kali kur është në fushë duke kullotur, lëviz bishtin për të trembur mizat. Është vërtetuar se, me dy lëvizje harkore të bishtit, nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, kali të shmangë nga vetja deri në një kilogram miza. Aftësia fërshkëlluese e jeve të tufës së bishtit, është shumë e fuqishme sa dhe e veçantë.
Nga fijet e bishtit të kalit, është prodhuar jeleku “antiplumb” më i fuqishmi deri më sot, falë një presimi special dhe kombinimit të këtyre jeve me ekstraktin që ka dalë nga zierja e shtresave të thundrave të kuajve të vdekur. Rikujtojmë se nga përpunimi i thundrave të njëthundrakëve, bëhet tutkalli i cilësisë së lartë, (ngjitës).
Tufa e bishtit të kalit, mban një peshë kaq të madhe saqë, po të përpjesëtohet kjo peshë me numrin e jeve të kësaj tufe, del që vetëm njëra nga këto fije, të mbajë jo më pak por një peshë prej 24-26 kilogramë. Kur këto je bashkohen në tufë së bashku, paskan një aftësi kaq “çudibërëse”. Pikërisht këtu mendohet të ketë qënë arsyeja e emërtimit të njësisë matëse te fuqisë motorike në “Kuajfuqi”.
Kali është shumë i ndjeshëm ndaj mëzave të vegjël, pamvarësisht se nuk janë të vetët apo të gjakut të vet. Nëse një mëz i vogël është në rrezik për arsye të ndryshme, e gjithë tufa e pranishme, bëjnë ç’është e mundur për t’a mbrojtur me çdo çmim, duke dhënë “alarmin” me hingëllima drithëruese për ndihmë. Pelat (sidomos ato pa mëza) bëhen shumë xheloze dhe luftojnë për t’ia marrë mëzin njëra – tjetrës.