Në Dragash shitet Josip Broz Tito

Lexuar 522 here




Në ditën e sotme të tregut në Dragash, përpos mallrave të shumëllojshëm, banorët e kësaj ane kanë pasur edhe një ofertë interesante, kalendarë me portretet e Josip Broz Titos, udhëhëqësit komunist të ish-Jugosllavisë.

Ndonëse kanë kaluar 36 vjet nga vdekja e Titos, si dhe afro dy dekada që kur u shpërbë Jugosllavia socialiste, duket se nostalgjia ende ka mbetur tek popullata, ku dikush është kujtuar që të shtypë edhe kalendarë për vitin 2017, me 12 portrete të Josip Broz Titos.
.