Qentë e rrugës, njerëzit në rrezik, bagtitë si pre
Lexuar 967 here
Sipas një informacioni për Portalin tonë, mësohet se; Para disa ditësh një lukuni me qen të rrugës, është lënë e lirë në afërsi të fshatit Novosej. Bëhet me dije se, tufa e qenëve është transportuar me kamion, për t'u lënë e lirë, në vendin ish-Shkolla e vjetër e këtij fshati. Më parë prania e qenëve të rrugës nuk ka qenë problematike, edhe pse ata haseshin, gjithnjë e më shpesh, pas largimeve së fundmi të dhjetra familjeve, kryesisht në Gjermani dhe Austri.
Qentë e transportuar nga diku tjetër dhe të lënë të lirë në Novosej, janë kthyer në një kërcënim serioz për banorët, teksa bagtitë e dy familjeve janë bërë pre e lukunisë dy ditët e fundit. Të shqetësuar banorët, kërkojnë ndërhyrjen e strukturave shtetërore, për të asgjesuar qentë e rrugës, si dhe për të hetuar në lidhje me individët të cilët i kanë transportuar dhe i kanë lënë të lirë, banorët më të rinj katërkëmbësh kërcënues së rrugicave të fshatit Novosej.