Për një vit të mbarë

Lexuar 565 here




Edhe një vit po largohet nga kalendari dhe po vjen një vit tjetër që do të shënojë sfida dhe momente të ndryshme për jetët individuale dhe kolektive të njerëzve.
E ky ndërrim vitesh shoqërohet me festime, urime dhe forma të ndryshme të shprehjes së gëzimit.

Portali Ynë, ku synojmë të mbetemi të lidhur, Ju Uron Gëzuar Vitin e Ri 2017!

Viti që po hedhim pas shpinës, ishte gjithashtu dhe një përvojë pozitive edhe për websit-in tonë. Gjithësesi, kemi ende shumë për të bërë, e shpresojmë se, me vullnet dhe bashkëpunim do të vijojmë të mbetemi të lidhur, duke publikuar pandërprerë e profesionalisht në rubrikat tona.

Mirëpo, për komunitetin tonë ka edhe vështirësi. Në këtë ditë të ndrrimit të viteve banorët janë në ankth nëse do të kenë mbështetjen dhe furnizimin me shërbime të tilla ato të përkujdesjes shëndetësore, të furnizimit me energji elektrike, të mirëmbajtjes së rrugëve, të sigurisë së produkteve të konsumit që qarkullojnë në treg, etj.

Prandaj, jo vetëm në këto momente por përgjatë gjithë ditëve, nëpërmjet Portalit kemi sjellë dhe do të sjellim në vëmendje çdo shqetësim Tuajin, teksa kemi përcjellë e promovuar me qindra informacione për të cilat bashkëpuntorët janë vlerësuar nga Ju si lexues, gjë e cila na motivon që gradualisht përgjatë vitit 2017 website Ynë, të shndërrohet në mediaonline.
.