Shishtaveci frymon akull
Lexuar 863 here
Temperaturat e ulëta të këtij fillimviti kanë bërë që Shishtaveci dhe e gjithë zona të frymojë nën akull.
Trashësia e dëborës varion 30-40 cm dhe temperaturat janë ulur disa gradë nën zero. Deri tani tmeperaturat kanë arritur deri në -10 grade, natën, por besohet se të premten e të shtunën do të kalojnë mbi - 15 gradë celcius.
Këto pamje janë të zakonshme çdo dimër në këtë zonë, ku nuk mungojnë asnjëherë reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta ndaj edhe banorët i kanë marrë masat me kohë për ngrohje e nevoja të tjera jetike.
Aktualisht, furnizimi me energji elektrike bëhet me ndërprerje. Aksi rrugor drejt qytetit të Kukësit është i përshkueshëm, teksa drejtuesit e automjeteve janë këshilluar të kenë në vëmendje rregullat e qarkullimit në kushtet e dëborës dhe akullit.
Edhe pse, mësimi në shkolla është ndërprerë, si masë parandaluese e gripit sezional, nuk ka raportime për emergjenca shëndetësore, ç'ka urojmë të mos ketë të tilla edhe në ditët e ftohta në vijim.