Kukësi në errësirë, Hallaçin e zbresin nga shtylla

Lexuar 620 here




Për shkak të kushteve të ashpra të motit,  operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftu se kryesisht në veri të vendit ka pasur defekte në linjat e transmetimit të energiisë elektrike.

 OSTja ka njoftuar se konkretisht defekt ka linja 110 kV Kalimash-Kukës e cila ka lene pa furnizim qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.

Por pavaresisht kushteve të motit dhe terrenit të ashpër operatori i sistemit të Transmetimit sgaron se ekipet e specialistëve vazhdojnë punën pa ndërprerje në terren,  duke ezauruar çdo mundësi për rikthimin e furnizimit me energji të kësaj zone.

 Në një rast u ballafaquam me kalimin ne hipotermi të specialistit të linjave,  Ramadan Hallaci,  57 vjeç,  mbi 25 viet teknik linjash.  Punonjës i Njësisë Operative Shkodër,  pjesë e OST.  Mbrëmë ishte në detyrë në brigadën e Kukësit,  ku pasi riparoi pjesën e parë të linjës 110 kV Kalimash-Kukës të dëmtuar nga dëbora,  vijoi punën për pjesën tjetër të linjës,  mbi 20 km të gjatë.  Pas më shumë se 7 orë punë në shtyllë dhe në terren të vështinë,  në zonën e Qaf Malit,  me temperature-9 celsius punonjësi pësoi hiportermi.  Aktualisht po kurohet në spitalin e Kukësit dhe është jashtë rrezikut për jetën Theksojmë se nga ana e OSHEE është e pamundur të ndërhyhet për riparimin e defekteve.  pa riparuar më parë OST linjat e tensionit të lartë citohet me deklaratën e OST-së.
.