Kukës situata e orës së fundit
Lexuar 668 here
Situata në Kukës është vështiresuar së tepërmi si pasojë e erës së fortë e stuhive të dëborës. Temperatura gjatë natës ka shënuar -19 gradë ndërsa gjatë drekës ka patur një rritje deri në -10 gradë. Si pasojë e këtyre kushteve të përkeqësimit të motit, akset rrugore në një pjesë të konsiderueshme të fshatrave në Njësitë Administrative: Bicaj, Bushtricë, Ujmisht, Grykeçaje, Arren, Kalis, Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod e Malzi janë të bllokuara.
Për dy ditë me radhë nuk është ndërprerë për asnjë çast puna e mjeteve dhe makinerive borëpastruese në të gjitha akset, por një pjesë e akseve edhe pse janë hapur, janë bllokuar sërisht si pasojë e stuhive të dëborës.
Bashkia e Kukësit i dha prioritet shpëtimit të jetës së njerëzve, duke bërë të mundur hapjen e akseve rrugore ku u paraqitën urgjenca shëndetesore, në Shtiqen (tre raste), Orgjost (një rast), Malzi (një rast) e Bicaj (një rast).
U bashkëpunua ngushtë me komunitetin e zonave për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të mbetur në rrugë, siç ishte rasti i tre banoreve në fshatin Vrish dhe grupi i elektriçistëve në fshatin Borje.
U hapën akset rrugore dhe u angazhuan mjete e makineri të rënda për tre ceremoni mortore të transportuara nga Kukesi në Mustafaj, nga Kukësi në Orgjost dhe nga Kukesi në Petkaj të Malziut.
Qyteti i Kukësit po mbahet i qarkullueshëm në të gjitha akset e tij. Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe dites së sotme u hapën disa rrugë të fshatrave, duke i lidhur ato me rrugën nacionale; si rrugët: Mamëz-Çinamakë, Fushë Dugagjin - Çinamakë, Fushë Dugagjin - Kolsh, Kalimash - Shemri, Shemri - Qam, Shemri-Petkaj, Kalimash - Dugagjin, Kryemadh - Babqore.
Energjia elektrike mungon në 4 fshatra të Njesise Administrative Malzi, ndërsa në një pjesë të Njësive Administrative si: Kalis, Grykeçaje, Ujmisht e Bushtricë ka ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.
Ujësjellesi i Kukësit është në gadishmëri të plotë për të garantuar furnizimin me ujë të qytetarëve.
Shtabi i Emergjencave pranë Bashkisë Kukës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Njësitë Administrative dhe banorët, ashtu sikundër edhe me Policinë e shtetit dhe Institucionet e tjera.
Bashkia Kukës garanton të gjithë qytetarët për angazhimin maksimal për t’ju gjendur pranë, duke iu bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve: “Mos merrni inisiativa lëvizjeje pa pasur një arsye serioze”. Marrë në konsideratë edhe temperaturat e ulta që priten në orët në vijim, kushtezimi i lëvizjeve është më e mira e mundshme në këto ditë të vështira.
Bashkia Kukës ka kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe të Emergjencave Civile për makineri të rënda e mbështetje logjistike.
Bashkia Kukës kërkon edhe njëherë mirëkuptimin e bashkëpunimin e qytetarëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë ndërinstitucional.