Mbrrijnë automjetet e para nga Shishtaveci
Lexuar 848 here
Sot në mëngjes është bërë e mundur lëvizja e automjeteve përgjatë aksit rrugor Shishtavec-Kukës dhe anasjelltas. Qarkullimi i automjeteve në këtë aks, u ndërpre si rezultat i reshjeve të dendura të borës, e cila në disa vende arriti deri në 2 metër trashësi.
Për çeljen e rrugës, Kompania RSMH e cila e mirëmban atë, vendosi në dispozicion dhe me kapacitet të plotë, personelin manovrator dhe mjetet borëpastruese.
Fshatrat e njësive administrative Shishtavec, Topojan, dhe Zapod, këtë peruidhë të ndrrimit të viteve, po e kalojnë në errësirë, si pasojë e difekteve në linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike. Mungesa e energjisë elektrike, është shoqëruar me ndërprerjen e komunikimit telefonik, një shqetësim ky për familjarët dhe emigrantët e shumtë nga kjo zonë.
Fillimi i qarkullimit të automjeteve, është shpresdhënës, mbasi ekipet e emergjencës do të gjenden më afër, dhe më të sigurtë sapo të paraqitet nevoja.