Kukës, beteja me akullin vazhdon
Lexuar 673 here
Ndonëse me temperatura të ulëta, moti u përmiresua ndjeshëm gjatë ditës së sotme. Që në orët e para të ditës nisi puna për hapjen e rrugëve në të gjitha drejtimet.
Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, të gjitha Njësitë Administrative kanë nga një grup pune për ndjekjen e situatës. Çdo grup pune kryesohet nga një drejtor drejtorie, përgjegjës për një Njësi Administrative dhe ndodhen në terren deri në hapjen e çdo aksi rrugor.
Gjatë ditës së sotme u hapën rrugët e Njësisë Administrative Shtiqën, Kolsh, Malzi (përjashtuar fshatin Pistë dhe Leproj), Tërthore (hapur vetëm Bregluma dhe Morini), Shishtavec deri në qendër, Surroj (të hapura Cinamakë, Fusharë, Trull), Bushtricë qendër, Kalis (hapur deri në Palush), Topojan qendër, Zapod (hapur deri në Orgjost).
Të bllokuara tërësisht mbeten Njësitë Administrative Arrën dhe Grykecajë.
Pa energji elektrike mbeten fshatrat Qam, Mgulle e Gdheshtë të Malziut, ndërsa ka probleme me furnizim jo të rregullt në Grykëçajë e Topojan.
Ne oret e pasdites pati nje urgjence mjekesore (grua) ne fshatin Arren, e cila u transportua me helikopter drejt Tiranes.
Nesër në mengjes nis puna në këto drejtime:
Në Njësinë Administrative Kalis, nga fshati Palush, për të gjitha fshatrat e kësaj Njësie.
Nga Ura e Lapajve në drejtim të Grykeçajës, për të gjitha fshatrat e Njësisë (një traktor me zinxhir ka mbërritur sonte dhe është stacionuar tek Ura e Lapajve në Bushtricë për të nisur punën herët në mëngjes).
Nga hidrocentarali i Orgjostit për të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Zapod dhe për fshatrat Cërnalevë, Oreshkë e Borje të Njësisë Adminsitrative Shishtavec (një traktor me zinxhirë po punon edhe në këtë orë të mbrëmjes).
Në Njësinë Administrative Bicaj një fadromë do të nisë punën për fshatrat Bushat, Gabricë e Mustafaj.
Në Njësinë Administrative Topojan do të ndërhyet ditën e Martë dhe të Mërkurë për fshatrat Turaj, Xhaferaj, Breki e Nimcë.
Në Njësinë Administrative Ujmisht do të ndërhyet me një bjellorus për fshatrat Ujmisht e Malqenë, ndërsa për fshatin Zall Lusën do të ndërhyet ditën e Martë.
Në Njësinë Administrative Tërthore do të ndërhyet në fshatrat Bardhoc i Ri, Bardhoc, Gjegjan e Pobreg.