Çfarë po ndodh sot në Kukës
Lexuar 1075 here
Gjatë ditës së sotme Kukësi u mbizotërua nga moti i ftohtë me një përmirësim të lehtë me temperatura që variuan nga -17 gradë në -7 gradë në mesditë.
Puna vijoi në të gjitha akset për hapjen e rrugëve, dhe konkretisht u hapën këto akse:
Bushtricë; Kalis (fadroma po punon për hapjen e rrugëve në fshtratat e kësaj Njësie); Fshat (traktori me zinxhirë po punon për rrugën e Çajes dhe Buzëmadhes); Ura e Koloshit - Orgjost, Kosharisht, Pakisht (traktori me zinxhirë po punon në drejtim të fshatit Orçikel, Zapod e Bele); Topojan qënder, Nangë, Bushat, Bicaj-Mustafaj (do të punohet në Mhole, Kolesjan dhe Gabricë); Ka përfunduar hapja e rrugëve në Njësitë administrative Tërthore, Shtiqen. Kolsh e Surroj; Në Njësinë Administrative Malzi mbetet ende i bllokuar fshati Pistë.
Gjatë ditës së sotme pati dy urgjenca mjekësore në Çinamake të Njësisë Surroj dhe në Bushat të Njësisë Bicaj, të cilat u transportuan drejt Spitalit Rajonal të Kukësit.
Gjatë ditës së nesërme do të punohet në fshatrat Cërnalevë e Oreshkë të Njësisë Administrative Shishtavec, në Nimçe të Njësisë Administrative Topojan dhe do të shikohet mundësia për fshatrat Xhaferaj, Breki e Borje.
Grupet e avarive të Drejtorisë së Ujësjellësit sot kanë punuar në qytet për shkrirjen e disa tubacioneve të ngrira të rrjetit të ujësjellësit si pasojë e temperaturave të ulëta, ndërkohe që është ruajtur intervali i lëvizjes së ujit në tubacione çdo dy orë me qëllim shmangien e ngricave.
Pavarësisht kërkesave të Bashkisë Kukës për një numër më të madh ndihmash në paketa ushqimore, sot ka patur dy fluturime me helikopter në Bashkinë Kukës, përkatësisht në Arren me 20 pako ushqimore dhe 9 pako batanije me nga katër copë secila, ndërsa në Kalis vetëm 10 pako ushqimore.
Bashkia Kukës në kërkesën e saj ka përcaktuar 150 pako ushqimore për Kalisin dhe 70 për Arrnin. Theksojmë se në helikopter kishte 10 pako ushqimore dhe dy grupe xhirimi të televizioneve të ndryshme, duke nënkuptuar një fluturim me tepër për show mediatik sesa për të ndihmuar familjet në nevoje në këto zona.