Zyrtare, në Kukës ku duhet bërë kujdes

Lexuar 917 here




Të gjitha akset nacionale qarkullojnë pjesërisht pa zinxhirë. Në rrugën e Kombit punojnë 4 borëpastruese, por është e qarkullueshme pa zinxhirë.Segmenti Ura e Zapodit–Shishtavec punon 1 fadromë, por e qarkullueshme  me zinxhirë.

Aksi rrugor F-Dugagjin–Q.Shllak po punojnë 2 borëpastruese, por e qarkullueshme pa zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi.

Aksi rrugor Njësia Administrative-Qafë Shllak –Qafë Mali, e qarkullueshme me zinxhirë.

Aksi rrugor B.Curri-Q.Morinë, e qarkullueshme pa zinxhirë.

Aksi rrugor B.Curri-Fierzë, e qarkullueshme pa zinxhirë.

Aksi rrugor Dushaj-Lekbibaj, e qarkullueshme pa zinxhirë.

Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i hapur dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Ka prani të erërave të forta dhe në disa vende trashësia e borës arrin deri në 100 cm.  Mjetet borëpastruese janë të gjitha në punë.

Aksi rrugor Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kërn-Tropojë, është i hapur dhe qarkullimi kryhet pa  zinxhirë. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar dëborën dhe hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta.

Aksi rrugor Bajram Curri-Kam, është i hapur por qarkullimi rekomandohet me zinxhirë sepse ka prezencë akulli. Mjetet borëpastruese janë në punë. Edhe në këtë aks ka prani të erës së fortë.

Në aksin rrugor Tuneli Kalimashit-Dogana Morinë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.

Aksi rrugor Kukës–Bushtricë, K/Domaj–Reç është i hapur, qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë, për shkak të akullit. Mjetet borëpastruese janë në punë.

Aksi rrugor Kukës–Ura e Zapodit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë dhe është bërë dhe kriposja e tij.

Në aksin rrugor Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, punojnë 2 borëpastruese, por qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në Qafë Prush ka rreth 40-60 cm borë.

Në aksin rrugor Shote Galica-Qendër, Kukës-Krumë, rruga është e hapur, por qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Dëbora në Qafën e Toblit arrin deri në lartësinë 50 cm.

Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri.

Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2 m borë.  Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat.  Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën është i bllokuar.

Janë të bllokuara disa fshatra në lartësi të mëdha sidomos në Njësitë administrative Lekbibaj, Margegaj, dhe Tropojë e Vjetër.

Në Njësinë Administrative Malzi, fshati Çam ka problem me furnizim me energji elektrike.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatat sipas informacioneve të marra duke e shoqëruar me detyrat përkatëse.
.