E fundit, në Kukës

Lexuar 753 here




Situata në Kukës po shkon drejt normalizimit. Temperaturat kanë pësuar një rritje të ndjeshme, ndërsa nga ana e Bashkisë është punuar për hapjen e rrugëve në Njësitë Administrative, Zapod, Grykeçajë, Shtiqën, Tërthore e Malzi duke hapur këto segmente:

Zapod – Orçikël - Ura Koloshit (e përfunduar tërësisht).
Në Njësinë Administrative Malzi u hapën edhe rrugët e fundit që kishin mbetur të bllokuara në Pistë dhe Leproj.
Në Njësinë Administrative Grykeçajë, Shkinaku dhe Çaja janë të hapura.
Në Njësinë Administrative Tërthore përfunduan të gjitha rrugët, edhe në fshatin Pobreg.
Në Njësinë Administrative Shtiqën u hapen edhe tre rrugë të tjera që lidhin fshatrat Krenzë, Rexhepaj e lagjen Sukth.
Kanë mbetur të pa hapura dhe do të ndërhyet në: Buzëmadhe,Vilë, Lusën, Tejdrinas, Xhaferaj, Breki, Nimçë, Kollovoz, Shtreze, Oreshkë e Cërnalevë.

Energjia elektrike nuk ka munguar.
Nuk ka patur raste të urgjencave mjekësore.

Drejtoria e Ujësjellësit ka vijuar punën për riparimin e defekteve në rrjet dhe eleminimin e ngricave në tubacione. Theksojmë se si pasojë e ngricave janë dëmtuar rreth 80 % e matësave të ujit dhe një numër i konsiderueshëm i sareçineskave e elemneteve të tjerë në rrjetin e ujësjellësit.
Nga Drejtoria e Shërbimeve ka nisur puna për verifikimin dhe furnizimin me dru zjarri e lëndë djegëse për shkollat, kopshtet e çerdhet në territorin e Bashkisë Kukës.
.