Kukës, hiqet bora në oborret e shkollave
Lexuar 632 here
Në Kukës situata e 24 orëve të fundit duket më e përmirësuar. Temperaturat kaluan në vlerat pozitive duke ulur në mënyrë të ndjeshme masën e dëborës.
Sot përfundoi hapja e rrugëve në të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Ujmisht (Malqenë, Skavicë, Tejdrinas, Lusën e Zall Lusën).
Një traktor me zinxhire, i planifikuar për të hapur rrugët e Njësisë Administrative Topojan e Shishtavec, sot pësoi një defekt dhe neser në mëngjes do jetë gati për të nisur punën.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Ujësjellësit vijuan punën për përgatitjen e objekteve shkollore për proçesin mësimor, duke hapur oborret e rrugët në këto objekte dhe kontrolluar funksionimin e rrjetit të ujësjellësit e shkrirjen e tubacioneve ku jane shfaqur probleme.
Edhe sot nuk jemi njoftuar për urgjenca mjekësore, ndërsa energjia elektrike nuk ka munguar në të gjithe territorin e Bashkisë Kukës.