Qeni i Sharrit përleshet me ujkun, ja kush fitoi
Lexuar 1342 here
Blegtori dhe pronari i qindra deleve, Abir Doda nga Restelica/ Dragash, ka postuar fotografitë në facebook, të qenit të tij të racës së Sharrit, i cili para tre ditësh është përleshur ashpër me ujkun dhe ka dalë fitimtar në këtë dyluftim, në zonën bjeshkore, në periferi të fshatit Restelicë pranë kufirit të Kosovës me Shqipërinë.
Qeni në dyluftim me ujkun ka pësuar prerje në qafë nga dhëmbët e ujkut, derisa ky i fundit i kafshuar rëndë nga qeni, e në gjendje të rëndë thuajse para ngordhjes ja ka dalë të ikë.
Qeni në dyluftim me ujkun ka pësuar prerje në qafë nga dhëmbët e ujkut, derisa ky i fundit i kafshuar rëndë nga qeni, e në gjendje të rëndë thuajse para ngordhjes ja ka dalë të ikë.
