Një Çmim Ndërkombëtar për Kukësin

Lexuar 650 here




Ujësjellësi i Kukësit është shpallur fitues i Çmimit Ndërkombëtar të Vitit 2016 për Menaxhim dhe Cilësi.
Ky çmim është akorduar nga Klubi i Liderve Tregetar Global, pas një monitorimi disa mujor nga Komiteti i Përzgjedhes për Trofeun Ndërkombetar të Cilësisë.

Komiteti i Përzgjedhes ka bërë monitorimin e menaxhimit dhe cilësisë së ujit në më shumë se 7500 kompani që ofrojne këtë shërbim, në më shumë se 90 shtete të botës, në 5 kontinente.

Ceremonia e dhënies së trofeut do të zhvillohet në Paris, në datat 19 - 20 mars 2017, event në të cilin do të marrin pjesë drejtues të bashkisë dhe ujësjellësit të kukësit, pas ftesave të mbërritura nga organizatorët e këtij komiteti.

Ky çmim është vlerësimi më i madh jo vetëm për Ujësjellësin e Kukësit, por me i veçanti në Shqipëri e me gjerë, dhe natyrisht monitorimi i pavarur që është realizuar gjatë vitit të kaluar ka arritur në këtë vlerësim tejet pozitiv e domethënës, duke treguar vlerat e patjetërsueshme dhe performancën e shkëlqyer të punës dhe arritjeve të Ujësjellësit të Kukësit.

Menaxhimi me sukses i i Ujësjellësit të Kukësit, duke arritur rezultate konkrete në furnizimin me ujë të qytetarëve, me një rritje të ndjeshme të orarit të furnizimit, është bërë në një shoqëri të rrënuar, e cila u gjet me një gropë të madhe financiare me miliona lekë borxhe të trashëguara, e një keqadministrim të jashtëzakonshëm.

Nuk ishte aspak e lehtë të ndryshohej kjo shoqëri për të arritur aty ku jemi dhe ku kemi objektivat tona për të arritur, por natyrisht që nevojitet mbështetje financiare.

Ujësjellësi i Kukësit ishte kthyer në një rrjet nëntokësor e mbitokësor merimangash, duke ndërhyrë me lidhje tërësisht të paligjshme në tubacione, për të cilat na është dashur shumë punë e angazhim mjetesh e fuqi punëtore në terren për të rivendosur situaten normale e marrë nën kontroll rrjetin e ujësjellësit. Natyrisht që ka shumë punë për të bërë.

Ky është vetëm fillimi i një angazhimi serioz dhe një pune të palodhshme të drejtuesve dhe punonjësve të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Kukës, e duke garantuar qytetarët për përmirësim të mëtejshëm të situatës së furnizimit me ujë dhe cilësinë e shërbimeve nga kjo shoqëri.

Një tjetër arritje e performancës së mirë në punë është rritja e të ardhurave të shoqerise me një tregues mjaft të lartë të nivelit të arketimeve nga 30% ne 80%, duke synuar rritje të mëtejshme duke ndërtuar një sistem model për evidentimin e plotë të abonentëve që furnizohen nga Ujësjellësi i Kukësit.

Ky çmim vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për të na motivuar e angazhuar më shumë në përmbushjen e misionit tonë në shërbim të qytetarëve të Kukësit.
.