Kukësin e ndihmojmë: thonë hungarezët
Lexuar 735 here
Kryetari i Bashkisë, Z. Bashkim Shehu zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Z. Antal Heizer dhe përfaqesues të kompanisë Kristal Ltd., kompani hungareze e njohur në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të ujrave.
Në fokus të këtij takimi, i cili u zhvillua në ambjentet e Ambasadës Hungareze në Tiranë, ishte përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza si dhe trajtimit të tyre.
Ambasadori i Hungarisë, Z. Antal Heizer është angazhuar maksimalisht për bashkëpunim në këtë fushë duke garantuar mbështetjen e plotë për nisjen e një projekti të tillë në Bashkinë Kukës.
Kryetari i Bashkisë, Z. Bashkim Shehu i bëri një përshkrim të detajuar situatës aktuale, veçanërisht të ujësjellësit e kanalizimeve por edhe të problematikave të tjera me fokus ujërat dhe trajtimin e tyre.
Përfaqësuesit e kompanisë Kristal Ltd. kanë shprehur interes të lartë për të investuar në këtë drejtim duke nisur edhe një studim të fizibilitetit dhe anketimeve në Kukës për të finalizuar hartimin e një projekti kokret dhe financimin e tij. Në këtë drejtim Kryetari i Bashkisë tregoi gadishmërinë për mbështetjen e projektit dhe bashkëfinancimin e tij.
www.kallabak.com