Bele, kanabis dhe tritol

Lexuar 886 here




Në Kukës, Policia ka sekuestruar 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. 20 copë kallëpe me lëndë plasëse si dhe 16 fishekë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fhsatin Bele, në një shpellë në formë guve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pakot me droge të mbështjella me natriban me peshë rreth 10 kilograme lende narkotike e llojit kanabis sativa, 20 copë kallëp me lëndë plasëse me peshë rreth 2 kg, si dhe 16 copë fisheke modeli 56.

Policia është duke punuar për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Këta të fundit akuzohen për veprat penale: "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotikeve" dhe "Prodhim dhe  mbajtja pa Leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.

shekulli.com.al

.