Kukësi nderon Dëshmorët

Lexuar 726 here




Sot 5 Maj përkujtohet dita e Dëshmorëve të Atdheut, Dëshmorëve të Kombit, siç jemi mësuar ti quajmë në shenjë nderi ato njerëz që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Numri i dëshmorëve të rënë gjatë periudhës të rilindjes kombëtare  dhe luftrave  për pavarësi (1840-1912) , nuk është saktësisht i njohur. Shumica e të vrarëve gjatë kësaj periudhe u njohën si dëshmorë të Atdheut pas viteve ’70.

Sikundër është kthyer në një traditë tashmë, në nder të të rënëve për Atdheun zhvillohen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke lartësuar kështu kujtimin e tyre.
.