Kukës, shënohet Dita e Drinit
Lexuar 887 here
Në kuadër të promovimit të vlerave natyrore të rrjetit të Zonave të Mbrojtura, pellgut të Drinit dhe edukimit mjedisor, dhe me rastin e shënimit të ditës së Drinit AdZM Kukës në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme "H. Nela" dhe shkollës nëntëvjeçare "A. Rustemi" me mbështejen e PPNEA , dhe Qendra Eden, nën Kujdesin Drin Corda, projektit të GEF për Drinin që mbështet festimet në të gjitha nën-pellgjet, e Drinit në pesë shtete; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe Mali i Zi, mori pjesë në disa veprimtarive të zhvilluara sot në Kukës.
Ato më të rëndësishmet u zhvilluan në ekosistemin ligatinor Këneta e Kukësit, Monument e Natyre. Qëllimi kryesor i shënimit të Ditës së Drinit është rritja e ndërgjegjësimit të komuniteteve lokale dhe publikut të gjerë, mbi rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të Pellgut të lumit Drin dhe ekosistemeve të tij.
Me nxënësit e shkollës së mesme dhe PPNEA veprimtarite filluan në sheshin para bashkisë e më pas në Kënetën e Kukësit, për të vijuar me vepritari të tjera në pellgun e Drinit të Bardhë dhe zonën afër fshatit Gjinaj, Bashkia Has, zonë e propozuar për të qenë pjesë e Zonës së mbrojtur Pashtrik- Drini i Bardhë. Në këto veprimtari ne bëmë të njohura vlerat natyrore të rrjetit të ZM dhe rënësinë e shumfishtë të tyre.
Ndërsa eskpertët e PPNEA u mundësuan njohjen me teknikat e kundrimit të shpendëve dhe mjetet që përdoren për këtë qëllim. Nën logon Lumi Drin një pasuri që duhet mbrojtur". nxënësit e shkollës nëntëvjecare "Avni Rustemi" së bashku me Qendra EDEN filluan veprimtaritë në Kënetën e kukësit me një Paradë promjedisore dhe ekspozitë me foto për të vijuar më tej një Guidë Natyrore përgjatë një segmenti të Lumit Drin, e më pas Pikturimi i çantave beze nga fëmijët. Këto veprimtari u përcollën edhe nga mediat lokale.