Zapodi më i rrezikuar
Lexuar 915 here
I njohur ndryshe si asbesti apo eterniti, "fibrat vrasëse", siç i përcaktojnë ekspertët, na rrezikojnë jetën të gjithëve. Të paktën 5 lloje tumoresh shkaktohen nga ekspozimi ndaj amiantit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë prej muajsh ka ngritur alarmin. Portali ynë ka investiguar në zonë, dhe rezulton se Zapodi si fshat është më i rrezikuar, teksa renditen pas fshatrat Turaj dhe Brekijë. Amianti kërcënon më tepër kur vjetrohet. Probabiliteti për t’u prekur nga kanceri i mushkërive, ezofagut dhe një sërë tumoresh të tjera është i lartë.
Përpara viteve ‘90 është përdorur për mbulesat e stallave, mbulesa magazinash, në produktet e çimentos, produktet e mbrojtjes nga zjarri, produktet zjarrduruese, pajisjet elektrike apo tubacione. Nëse fibrat e asbestit merren nëpërmjet ujit të pijshëm, ato mund të shkaktojnë kancer të ezofagut, thonë specialistët.
Llojet e tjera të tumoreve te qytetarët të shkaktuara nga asbesti janë ato të vezoreve, laringut dhe një sërë organesh në pjesën abdominale.
kallabak.com