Harrohen fëmijët me aftësi të kufizuara
Lexuar 727 here
nga Bashkim BALAPersonat me aftësi të kufizuara në Shqipëri në të shumtën e rasteve ndeshen me mohim apo mosrespektim të të drejtave të tyre njerëzore. Në pjesën më të madhe ky fenomen ndodh, veç faktorëve të tjerë, edhe për shkak të hartimit të një kuadri ligjor, i cili në vetvete ka prodhuar “diskriminim” midis kategorive të aftësisë së kufizuar, por edhe për shkak të mosfunksionimit si duhet të mekanizmave detyrues ligjor që vënë në lëvizje zbatimin e ligjit në praktikë. Ky fenomen më pas reflektohet si në plan individual, si p.sh mohim i të drejtës për edukim, për punësim, shërbime shëndetësore dhe rehabilituese apo në forma të tjera, si p.sh. veçimi dhe izolimi për shkak të egzistencës së barrierave fizike dhe sociale.
Në Qarkun e Kukësit, rezultojnë 755 fëmijë me aftësi të kufizuar (207 fëmijë të grupmoshës 0-6 vjeç; 349 6-15 vjeç; 199 15-18 vjeç). Prej tyre 298 janë femra (93 të moshës 0-6 vjeç, 131 të moshës 6-15 vjeç dhe 74 të moshës 15-18). Të dhënat e mësipërme të përkthyere në përqindje, përllogaritet që 2 % e numrit të fëmijëve janë me aftësi të kufizuar në këtë Qark. Nevojat e tyre të veçanta, kryesisht janë: të verbër, para e tetraplegjikë dhe me paaftësi mendore dhe fizike.
Ndërkohë, numri i personave kujdestarë të fëmijëve me aftësi të kufizuara është 604, të cilët janë të privuar nga mundësia për të kërkuar punë tjetër me pagë më të mirë për veten dhe familjen e tyre, për të zhvilluar potencialet e tyre në shoqëri apo për të gëzuar jetën si të gjithë të tjerët. Për këtë kategori fëmijësh, akordohen fonde, por lëvrimi i tyre bëhet me vonesë dhe shoqërohet me një proçedurë burokracie të panevojshme.
Në Bashkinë e Kukësit, nuk ka klasë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Prindërit e këtyre fëmijëve ankohen, duke e bërë përgjegjëse administratën e Bashkisë, për mosvëmendjen e saj si e sa duhet për këtë kategori të qytetarëve të saj.