Shi i rrëmbyeshëm dhe erë që shkul

Lexuar 698 here




Në orët e mbrëmjes në gjithë zonën sunduan vranësirat, erërat e fuqishme me dukuri të breshrit, dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut. Ky destabilizim i motit, pritej si rezultat i ndikimit të valës së lagësht ajrore.

Intensiteti i reshjeve të shiut, ka rritur nivelin e prurjeve të lumenjve, dhe rrëshqitjet e dherave dhe të gurëve, kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve në disa segmente të rrugëve. Më problematike situata e qarkullimit paraqitet në aksin rrugor që lidh fshatrat Cërnalevë dhe Oreshkë.
.