Eri i fiqve: Pse nuk e ngule një mështekën?!

Lexuar 1754 here




nga Azem PARLLAKU
E shtruat me pllaka një copë shesh, dhe paguani mediat sot tre ditë të ritransmetojnë se sheshin e shtruat, a thua se u ringjall Skënderbeu. Sheshit "Skënderbej", vendit simbol të shqiptarëve, i'u ndërruan pllakat, thuhet se për gurët me të cilët është ndërtuar dhe pemët me të cilat është gjelbëruar, përfaqëson të gjitha trojet shqipfolëse. Në fjalën tënde, Lali Eri, u shprehe i lumtur, duke na kujtuar se ky shesh është një hapësirë fantastike dhe një nga destinacionet kryesore të gjithë shqiptarëve.

Dikur gjyshi im një lumjan 32 karat, tek ky shesh kishte dy dyqane. Tironsit atëbotë dyqanet e "Brahim Lumës" i konsideronin si objekte të referencës dhe shërbimit të qytetëruar. Çdo pllakë, çdo gur, çdo pemë, çdo shkurre, thua e kemi sjellur nga gjitha trojet shqiptare! Ti tregtar i fiqve deklaron se, "Sheshi Skënderbej" është një simbol uniteti njësoj siç është një simbol uniteti edhe figura e heroit tonë Kombëtar. Mburresh se, ky shesh ofron tashmë hapësirën më të madhe pedonale në gjithë Ballkanin, me 28.000 metra katrorë sipërfaqe e shtruar me gurë nga çdo vend i banuar me shqiptarë, dhe 32.000 metra katrorë oaze e pyll urban me bimësi nga çdo krahinë ku jetojnë shqiptarët sot.

Thua, se një shëtitje përmes hapësirës së Sheshit Skënderbej është në fakt si një udhëtim simbolik përmes hapësirës së banuar me shqiptarë ku çdo hap i hedhur të çon nga treva në trevë, sepse sheshi "Skënderbej" është konceptuar si një metaforë e bashkimit. Pastaj na kujton se do të jetë një nga destinacionet kryesore të qytetarëve të Tiranës, të vëllezërve tanë shqiptarë në të gjithë rajonin dhe nga diaspora, të turistëve të shumtë që sot vizitojnë Tiranën.

Pllakat e gurët që formojnë sot këtë hapësirë vinë nga e gjithë trojet tona, nga Tropoja dhe nga Skrapari, nga Korça, dhe nga Malisheva, nga Kukësi dhe nga Lezha, nga Gjirokastra dhe nga Manastiri dhe më larg, nga çdo trevë, por bashkohen këtu në një mozaik fantastik, që simbolizon unitetin e shqiptarëve. Duke evidentuar mikroklimën si një nga pikat më të forta që ofron ky shesh, shefi yt, Rama theksoi se ai është shembulli më i mirë i rilindjes urbane.

Tutje vazhdon shefi yt, "Sheshi përfaqëson një ndërthurje mes pjesës së ngurtë dhe asaj të gjelbër dhe pyllëzuar, duke ruajtur fort simbolikat kombëtare dhe historike që mbart, e këtu janë të mbjella në rreth 11 lulishte, 2,220 pemë, 4,500 shkurre dhe 70,000 lule. Lali Eri; Pse nga 2,220 pemët që ngule në shesh mungon mështekna, dru simbol i Sharrit, Lumës dhe Gorës.

Mështekna është dru i rrallë që rritet në këtë trevë. Është dru dekorativ që haset në disa nga parqet më të bukura në qytetet e Kosovës, të Maqedonisë,mnë Kukës, madje dhe këtu në Tiranë.

Nga mështekna për qëllime mjeksore nga të parët tanë, edhe sot shfrytëzohen; sythat, gjethet, lëvorja dhe lëngu druror. Me?shtekna, si dru gjetherënës me kurorë të rrallë, me lëvore të bardhë që rripet në rripa të hollë horizontal, me gjethe të thjeshta rombike, e që ofron hijëzim të njollosur prej kurorës jo të dendur, është dru i rrallë dekorativ. Është dru tolerant ndaj ndotjes urbane dhe kërkon pak mirëmbajtje. Masivet me mështekën janë vende që në çdo stinë ofrojnë qetësi, në ndërkohë peisazhi i tyre mahnitës, jo rrallëherë i ka frymëzuar piktorët të rrokin penelin, për të na mundësuar të shijojmë edhe tablo të shkëlqyera. Lali Eri, duke mos e ngulur një mështekën simbol të Sharrit, Lumës dhe Gorës, e ke përbuzur një copë Shqipërie.
.