Prodhim i mbarë, fermerët kërkojnë garantimin e tregut

Lexuar 915 here




Në ndryshim me vitin e kaluar, sipërfaqet e mbjella me patate janë rritur deri në masën 0,76 herë. Patatet e Novosejt dhe Shishtavecit, janë të njohura në të gjithë vendin për nga cilësia mjaft e mirë e tyre, dhe pritet që këtë vit të ketë dalje më të madhe në tregje, të kësaj kulture bujqësore.

Fermerët janë motivuar nga prodhimi i mbarë dhe shitja me çmime të arsyeshme vitin që shkoi, ndaj dhe gjatë këtij viti, i kanë zgjeruar parcelat e mbjella, si dhe po kultivojnë farëra të patates bio të rendimentit më të lartë.

Kërkesave së kahershme të banorëve këtu, ende nuk po i'u përgjigjen institucionet, në lidhje me garantimin e tregut, çka do të ndikonte jashtëzakonisht shumë në sasinë e patates që prodhohet, por edhe në rritjen ekonomike të prodhuesve që e kultivojnë.

Në të gjithë zonën, këtë vit janë mbjellë me patate rreth 200 hektarë tokë dhe pritet që prodhimi të arrijë në rreth 40 mijë ton.

kallabak.com


 
.