Me zgjedhjet në Novosej erdhi dhe OSHEE
Lexuar 855 here
OSHEE vetëm së fundmi, në këto ditë të pragzgjedhjeve, po ndërton dy kabina elektrike njëra në Novosej dhe tjetra midis dy fshatrave Novosej-Shishtavec.
Në fshatrat e Grykës së Vanave investimet dhe marrja e parave nga ana e shtetit janë si dy pole që nuk përputhen askund me njëri-tjetrin. Qëkur energjia i ka kaluar operatorit të shpërndarjes OSHEE, por jo dhe vetëm tani, nuk ka parë kurrë një ditë të bardhë.
Rriten çmimet e faturave, por nuk investohet asgjë, telat dhe kabinat elektrike janë në gjendje amortizimi, për arsyen e thjeshtë që nuk janë parë nga shteti që prej kohës së ndërtimit të tyre. Banorët e zonës shpeshherë ankohen për faturat e krypura, dhe ndërprerje të vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike.
Ndërkohë burime nga OSHEE në Kukës bëjnë me dije se, investimi në rrjetin e shpërndarjes do të vijojë edhe në fshatrat e tjera të zonës. Sidoqoftë përvoja e deritanishme ka bërë që banorët këtu të jenë skeptikë, sa i përket përmirësimit të gjendjes, e cila deri tani është karakterizuar nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë dhe tensioni i ulët, ky i fundit si një tjetër shqetësim.
kallabak.com