Shishtavec, besimtarët bashkë në iftar

Lexuar 1242 here




Janë ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, e kështu janë më të shpeshta ftesat për iftaret e përbashkëta. Ndërsa mbrëmë besimtarët në Novosej u tubuan në iftar, sonte në Shishtavec, u shtrua një darkë tradicionale, e cila pasohet me një muaj agjërim nga lindja deri në perëndim të diellit.

Darka e iftarit është simboli i dëshirës për të bërë gjithçka së bashku, e nga ku së bashku lusim Zotin që të na bëjë prej atyre njerëzve që t'i ndritim mendjet tona, t'i zbusim zemrat tona dhe të punojmë për të mirën tonë të përbashkët.

"Duke i'u lutur Zotit, që të na pranojë këtë agjërim dhe këtë sakrificë që e bëjmë në emër Tij në këtë muaj të madh të Ramazanit, mendojmë që të bëjmë punë të mira dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin në nevojë", thonë besimtarët këtu në Shishtavec, teksa falenderojnë dhe bashkëpatriotin e tyre në Diasporë, që ua mundësoi këtë darkë.

kallabak.com
.