E shtëna me armë në Novosej, çfarë thotë Policia

Lexuar 1437 here




Policia e  Kukësit është njoftuar nga shtetasi D.T, se në fshatin Novosej, në lokalin e tij, kanë hyrë  disa persona të pa identifikuar, ku janë konfliktuar me fjalë  me Administratorin  e Njësisë Administrative Shishtavec, shtetasin A.N.

Në koflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit shtetasi D.T, i cili u ka kërkuar personave që po debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga këta persona, ku njëri prej tyre  ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë  në tavan të lokalit.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor në vendgjarje ka gjetur dhe  sekuestruar një gëzhonjë.

Policia po punon për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


kallabak.com

.