Novosej, kurset fetare

Lexuar 1191 here




Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga muaji i madhërueshëm i Ramazanit, xhamia Novosej ndan çertifikata për një grup nxënësish në fushën e mësimeve rreth fesë islame.

Trajnimi për çeshtjet e islamit paqësorë dhe tradicional, u organizuan dhe u drejtua nga Imami i kësaj xhamie Xhevahir Lika.

Sipas Likës: "Përveç këtij grupi nxënësish, po trajnohen edhe grupe të tjera. Kjo praktikë e përvetësimit të njohurive të islamit paqësor, vlerësohet jo vetëm nga kursantët, të cilët kanë interes, por edhe nga komuniteti i prindërve, që orët e edukimit të të rinjëve i shohin si shfrytëzim të kohës në mënyrë produktive dhe argëtuese".

Sot u bë ndarja e çertifikatave për 12 nxënësit e parë përgjatë këtij viti.

kallabak.com
.