Korrja e barit, rriten çmimet
Lexuar 890 here
Fushata e korrjes së barit në livadhet e fshatrave Novosej dhe Shishtavec, ka kulmuar këto dy ditët e fundit, falë dhe motit të mirë që po mban.
Të konsideruara si ditët, kur çdo orë nuk duhet humbur, ditët e meskorrikut vlerësohen nga më të rëndësishmet, pse jo dhe më të lodhshmet përgjatë kalendarit vjetor.
Sigurimi i bazës së thatë ushqimore për gjedhët dhe të imtat, vlerësohet si jetik për komunitetin këtu.
Vitet e fundit po shfrytëzohen mjetet e mekanizuara, që fatmirësisht po u vijnë në ndihmë fermerëve vendas. Në krahasim me vitet e kaluara çmimet për: kositje, lidhje, e transport të bazës së thatë ushqimore janë rritur ndjeshëm.
kallabak.com