Shterrojnë burimet e ujit të pijshëm
Lexuar 1170 here
Si asnjëherë deri më tani fshatrat; Shishtavec, Novosej, Borje dhe Kollovoz, të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet rrjetit të ujësjellësit të Kallabakut, gjatë këtyre ditëve po vuajnë mungesën e furnizimit me ujë.
Specialistët e këtij ujësjellësi rajonal thonë se, mungesat e furnizimit me ujë të pijshëm kanë ardhur si rezultat i prurjeve të vogla nga burimi i Kallabakut, teksa nuk lënë pa përmendur edhe shpërdorimin e ujit nga ana e banorëve për nevoja vaditje.
Ka një kohë të gjatë që ujësjellësi rajonal i Kallabakut, është duke aplikuar reduktime të gjata, të cilat janë ashpërsuar në 20 ditët e fundit, kur mbi 70 për qind e familjeve nuk janë furnizuar as edhe me një pikë të vetme të ujit.
kallabak.com