Mungesa e ujit, zbulohet arsyeja

Lexuar 1497 here




Gjatë ditëve të fundit, fshatrat Novosej, Shishtavec, Borje dhe Kollovoz nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm nga Ujëmbledhësi Rajonal i Kallabakut. Shkak i mungesës së ujit në depon mbledhëse, është bërë bllokimi i linjës për në depon hyrëse pranë burimit, si dhe ndërhyrja e qëllimëshme po në këtë linjë.

Shqetësimi i banorëve bëri që Komisariati i Policisë Kukës të investigonte rreth këtij problemi, por që nuk rezultoi i suksesshëm.
Edhe Drejtoria e Ujësjellësit të Kukësit dërgoi një grup specialistësh të cilët nuk evidentuan difektin në linjën furnizuese dhe atë të shpërndarjes.

Me iniciativën e Kryeplakut të fshatit Novosej, Adem Toçilla, Imamit të xhamisë Novosej, Xhevahir Lika, punonjësit të Ujësjellësit Rajonal, Bashkim Toçilla, dje në orët e pasdites u bë kontrolli i imtësishëm i linjave që furnizojnë depon mbledhëse pranë burimit.

Gjatë këtij kontrolli u evidentua bllokimi i njërës prej linjave të furnizimit, si dhe ndërhyrja në linjën tjetër. Grupi i punës mundësoi zhbllokimin e linjës së përmendur, si dhe riparoi difektin e shkaktuar nga ndërhyrja e qëllimëshme.

kallabak.com
.