Dasma

Lexuar 1272 here
Gra dhe vajza të fshatit Borje në një dasëm




nga Alfred Nela
Dasma në këtë rajon, ka një domethënie të veçant? për komunitetin e saj. Gjashtë muaj para ditës së dasmës vazhdojnë përgatitjet. Pesë ditë para fillimit, përcaktohet detyrat nga njerëzit e afërm të familjes, për mbarëvajtjen sa më të mirë të dasmës. Kohëzgjatja e dasmës kryesisht është dy ditë, por kur ajo bëhet në familjet e pasura, mund të zgjatet pesë deri në shtatë ditë. Instrumentet muzikore tradicionale që shoqërojnë dasmën janë surlja dhe lodra (tupani), zakonisht dy me dy. Mundja është një ndër sportet kryesore që zhvillohet në ditën e fundit të dasmës. Tradicionalisht si në festën e shëngjergjit, ditës së verës, ashtu dhe në dasëm, takimet (flirtet) mes vajzave dhe djemëve, janë një praktikë e zakonshme.
.