Shtohen orët pa energji elektrike

Lexuar 821 here




Edhe pse në të gjithë zonën janë në funksion mbi10 hidrocentale, fshatrat e njësive administrative: Shishtavec, Topojan, Zapod, prej disa ditësh po vuajnë mungesën e furnizimit me energji elektrike.

Ndërprerja e saj bëhet me orë të zgjatura dhe pa asnjë njoftim nga OSHEE. Banorët e kësaj zone pohojnë se; ndërprerja me orë të zgjatura e energjisë elektrike po ndikon edhe në ekonominë e tyre familjare.

Ndërkohë bizneset private dhe pronarët e resorteve të turizmit malor në zonë, janë ata që po e vuajnë më rëndë mungesën e energjisë elektrike. Kjo po ndodh pikërisht në këto ditë, kur është rritur ndjeshëm numri i turistëve dhe i emigrantëve, që kanë ardhur të kalojnë pushimet pranë familjarëve të tyre.

kallabak.com

.