Në Novosej, Ditën Ndërkombëtare e Rejnxhërsave

Lexuar 829 here




Sot AdZM Kukës në kuadër të veprimtarive që janë planifikuar  të organizohen nga AKZM dhe Administratat Rajonale për Ditën Ndërkombëtare të Rejnxhërsave, që është më  31.07.2017,  mbështetur nga NaturAL dhe në bashkëpunim me Qendra për Progres Rinor (QPR),  (të rinjë të kësaj qendre), shoqata e Përdorimit të Pyjeve Komunalë, organizuan aktivitete në Zonën e Shishtavecit pjesë e Parkut Natyrorë Korab-Koritnik, me këtë program: Bisedë për rolin e rejnxhërsave dhe vlerat e parkut (nga drejtori i AdZM-së) , Udhëzime e përgatitja për Monitorimin e shtegut,  (nga specialisti i monitorimit P.Sinaj), Punë në grupe Monitorimi i shtegut,  (drejtuar nga nga specialisti i monitorimit dhe rejnxhërsat K. Krruçi e V. Rexha), në fund  diskutimi i rezultateve të monitorimit. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe të rinjë vullnetarë të ardhur nga Franca në shkollën verore pranë QPR-së.

Qëllimi i verpimtarive në shënim të ditës ndërkombëtare të rejnxhërsave  është përkujtimi i rejnxhërave të vrarë apo të plagosur në krye të detyrës. Gjithashtu të sjellë në vëmendje punën e rejxhërsave në mbrojtjen e natyrës dhe trashëgimisë tonë kulturore.

Sjellja në vëmendje të publikut në tërësi, komunitetit të zonave të mbrojtura dhe grupeve të të rinjve, prezantimin me rolin që ka një rejnxhër në mbrojtjen e natyrës. Cila është puna e tij e përditshme në ruajtjen e pasurisë tonë të përbashkët? Cilat janë sfidat me të cilat ai përballet çdo ditë? Si mund komuniteti apo palët e përfshira në organizim të japin kontributin e tyre në mbrojtjen e natyrës?

Interesi i të rinjve ishte i madh, jo vetëm për rolin e rejxhersave por edhe për vlerat nyrore turistike e kulturore të PN Korab-Koritnik  gjë e cila u pa gjatë diskutimeve dhe pyetjeve të shumta. Ata shprehën edhe dëshirën për të qenë rejnxhërs.

Besnik Hallaçi: shkruar për kallabak.com

.