Novosej, mirëmbajtje shtesë për varrezat

Lexuar 1482 here




Mirëmbajtja e varrezave në fshatin Novosej është më e mirë në krahasim me vitet e mëparshme. Përveç familjarëve ishin të rinjtë, të cilët vitin që shkoi u angazhuan vullnetarisht për prerjen e shkurreve që ishin rritur në një pjesë të konsiderueshme të këtyre hapsirave.

Në ndërkohë sot me inisiativën e Imamit të fshatit, u zhvillua aksioni për prerjen e barishteve të panevojshme që kishin mbuluar pothuajse gjithë parcelën e varrezave, si dhe riparimi i pjesëve të dëmtuara të gardhit rrethues të saj. "Prerja e barit është një mirëmbajtje shtesë, e cila do të bëhet çdo vit", thotë për kallabak.com Xhevahir Lika, Imami i fshatit Novosej.

kallabak.com
.