Novosej dhe Shishtaveci: Natyra e mrekullueshme, fshatrat të ndotur
Lexuar 1315 here
nga Andia PARLLAKUËshtë e mahnitshme të dëgjosh mësuesit kur shpjegonë pasuritë dhe vlerat e vendit tënd. Por, është akoma më madhështore të ngjitesh maleve të tij, të kalosh rudinave e fushave të paana, ku ndesh njerëzit që u pikojnë djersët duke punuar në këto livadheve të përsosura.
Është e hatashme të ngrihesh në mëngjes dhe të shkosh drejt burimeve për t'u freskuar, të ecësh në rrugë, ku njerzit të përshendesin në çdo hap që bën. Të shijosh çdo stinë dimrin e acartë dhe të bardhë, pranverën me lulet e saj, verën me mbulesën e saj të gjelbër dhe vjeshtën me gjethet e rëna.
Të ulesh nën qiellin blu, të jetosh si askund tjetër. Të vraposh mes pyejeve të dendur drejt një tjetër vendi te panjohur, e të presësh të mrekullohesh. Dhe pas gjithë këtyre të jesh si shqiponja dy krenare që fluturon mes përsosmërisë mes ajrit të pastër të bjeshkëve mes përrallash të bëra realitet mes dashamirësisë dhe bujarisë të banorëve të kësaj toke kaq të larmishme.
Po flas për fshatin Novosej dhe Shishtavec, të cilët i vizitova këto ditë. Aty ku, mendimet tirrnin fije që spërdridheshin brenda memorjes e nuk më ngatërronin fjalët nëpër skuta të fshehta. Zona i përket Parkut Natyror "Korab-Koretnik", një destinacion i natyrës shqiptare që ju ofron bukuri të pafundme, në çdo stinë të vitit. Është një zonë ndërkufitare shumë e bukur, në jug-lindje të Kukësit ku harmonizohen malet me luginat e thella, ligatinat, përrenjtë jo të rrëmbyer e sidomos pyje të dendur të mështeknës. Vende ideale për të zbuluar natyrën me shëtitje të gjata, piknikë e ngjitje në mal.
Megjithëse nuk ekzistojnë shtegje ekzistuese formale, zona ofron shumë mundësi për udhëtime në këmbë ose kampingje, me rrugë të përshtatshme që të çojnë në disa destinacione të tilla si: Mali i Kallabakut, Guri i Mëngjesit, Ujëmbledhësi i Novosejt, etj.
Këto vende janë krijuar nga dora e Zotit, e ngjajnë me copaza parajse mbi Tokë dhe bukuria e tyre nuk i lë vend imagjinatës.
Ndërsa nuk po zgjatemi më tej me bukuritë e natyrës që i rrethon dy fshatrat, është problemi më poshtë ana tjetër e medaljes, e cila nuk është aspak për t'u pranuar.
Shishtaveci dhe Novosej, janë dy fshatra të grupuar dhe me popullësi të konsideruar, por në realitet janë dhe dy fshatra tmerrësisht të ndotur.
Në hyrje-daljet dhe në brendësi të të dy qendrave të banuara rrjedha e ujrave të zeza dhe mullarët e plehut organik, janë pjesë e panoramës të çdo stine dhe çdo dite.
Përpara kësaj të vërtete, kush nga Ne, do të mburrej me virgjërinë e bjeshkëve dhe zabeleve përreth?
Askush!
Fryma e bashkëpunimit si komunitet në lidhje me këtë situatë nuk ka funksionuar, edhe pse në të dy fshatrat ka pleqësi, ka shkollë, ka dhe xhami.
Dikush, fajson Bashkinë e Kukësit, apo drejtuesin e njësisë administrative, dikush kryepleqtë, secili sipas oreksit, ndërsa shpesh harrojmë se përtej "neglizhencës" individuale, është vetë komuniteti, që duhet të nxitet dhe edukohet. Këtu kam parasysh, kryefamiljarët, mësuesit në shkollat, nxënësit, pa falur mëkatet e besimtarëve që tubohen pesë vaktet në xhami.
Në të katër cepat e shkollës së bashkuar në Shishtavec, mbytesh nga plehrat, po kështu dhe në qendër të fshatit, ndërsa e njejta situatë të qaset edhe në Novosej.
Pesë apo dhjetë të "fortët", e pesë të tjerë të "pamundur", thyhen e ndihmohen kollaj, nëse një prind e përcjell fëmijën në shkollë, e sheh ku i vogli shkel dy herë në ditë.
Të "fortët" e të "pamundurit", nuk ka si të jenë të tillë, kur mësuesit më shumë nga nxënësit ngjyjnë takat në plehun para portës së shkollës.
Vetëm tre janë një administrator njësie, e dy janë kryepleqtë. Përse duhen vetëm të jenë fajtorë, teksa përballë kanë më shumë se njëmijë frymë, nga këta qindra janë prindër, dhjetra janë mësuesit e më shumë se njëqind nxënës që këshillohen prej tyre, pa harruar dhe të gjithë, Ne të tjerëve aty apo "larg" prej andej.
Autorja është Kryeredaktore e gazetës, Fjala Jonë, Shkolla "Gjon Buzuku" Tiranë