Novosej: Nis restaurimi i kompleksit të varrezave të vjetra, ja kush ka sponsorizuar
Lexuar 2782 here
Intervistë me Imamin e fshatit Novosej, Xhevahir Lika, i cili është bërë nismëtar për restaurimin e kompleksit të varrezave të vjetra të këtij fshati.
kallabak.com: Gjatë këtyre ditëve po punohet për rrethimin me gardh hekuri të kompleksit të varrezave të vjetra të fshatit Novosej. Çfarë Ju ka shtyrë të viheni në krye të kësaj nisme?
Lika: Kompleksi i varrezave të vjetra gjendet në pjesën veriore të fshatit Novosej, në anën e djathtë të rrugës automobilistike Novosej-Shishtavec. Ky kompleks ka rëndësi të madhe historike, shpirtërore dhe arkitektonike, pasi që paraqet varrezat më të vjetra të ruajtura në Novosej. Varrezat e vjetra në këtë kompleks datojnë që prej 1151 vjetësh. Për ne, varret janë krenaria dhe dinjiteti i novosejasve, janë pjesë e historisë së këtij fshati.
kallabak.com: A mund të konsiderohet ky kompleks si "Varrezë historike"?
Lika: Në Republikën e Shqipërisë, zbatohet Ligji Nr. 80/2014 "Për shërbimin publik të varrimit". E aty thuhet se; "Varrezë historike" është varreza ku prehen njerëz, të cilët kanë humbur jetën në kontekstin e ngjarjeve të caktuara historike, e cila mbahet për qëllime historike dhe përkujtimore. Varrezat historike ngrihen me vendim të Këshillit të Ministrave, në shenjë përkujtimi për ngjarje të veçanta historike, me elemente funksionale dhe organizative të dallueshme qartë dhe të përshtatura sipas nevojave të ceremonialit zyrtar dhe pelegrinazhit kolektiv. Në varrezat historike prehen persona që kanë humbur jetën gjatë dhe për shkak të ngjarjeve që përkujtohen. Varrezat historike nuk shërbejnë për varrime të reja.
kallabak.com: Në njëfarë mënyre Ju thoni se ky kompleks mund të konsiderohet si "Varrezë historike"?
Lika: Sigurisht që Po! Madje krahas rrethimit dhe restaurimit të mëtejshëm të kompleksit, kemi nisur edhe proçedurat për t'i propozuar strukturave të qeverisjes, për t'a shpallur këtë kompleks si "Varrezë historike". Në hyrje të saj do të vendosim edhe një pllakë me mbishkrimin "Varreza Historike Novosej ". Për restaurimin e saj kanë sponsorizuar novosejasit emigrantë në vendet e Bashkimit Europian.
kallabak.com: Ky kompleks i varrezave është vetëm i Novosejt, apo është i përzier?
Lika: Varreza të vjetra të shpërndara dhe të vetmuara ka disa në zonë. Në këtë kompleks e them me siguri që, janë varrosur vetëm novosejas. Dikush mund të mendojë ndryshe, por në lidhje me këto dyshime, kemi dëshifruar mbishkrimet në gurët e varreve dhe jemi konsultuar me historianët e kualifikuar patriotë dhe atdhetarë. Gjithmonë, sipas mendimit tim, Novosej ka një vend të rëndësishëm edhe në historinë tonë kombëtare, vendin ku kanë lindur në realitet dhe kanë vdekur ose jetojnë, nga ata burra e gra, që kanë punuar me pushkë dhe penë për këtë vend, duke mos kursyer as veten, pasuritë e tyre, as jetën e fëmijëve të tyre, për Shqipërinë dhe për vendlindjen. Ngaqë, Novosej historikisht ka numëruar banorë të shumtë, detyrimisht, do të kishte dhe sipërfaqe të tillë varresh, si kompleksi për të cilin po diskutojmë. Dhe nëse ne nuk përkujdesemi për këtë varrezë, atëherë do të thotë se kemi varrosur Novosejn dhe historinë e tij. Varret, tregojnë sesa autoktonë janë banorët e një vendi.
kallabak.com: Përveç interesimit Tuaj dhe mbështetjes nga ana e emigrantëve, a është përfshirë tjetërkush në këtë nismë?
Lika: Me siguri që po mendoni për Kryepleqësinë e fshatit, apo edhe Bashkinë e Kukësit! Sa u përket atyre nuk janë përfshirë në këtë nismë. Vlera e shpenzimeve të planifikuara për këtë restaurim kap shifrën e 2400 eurove.
Gjithçka e kemi menduar duke bashkëpunuar me emigrantët:
Idriz Ismail Parllaku
Ramadan Sefer Toçilla
Petrit Sefer Toçilla
Beqir Ramiz Beqa
Gazmir Halil Toçilla
Admir Reshat Lika
Nexhat Reshat Lika
Dilaman Xhevdet Noka
Xhevat Zaim Basha
Avdil Azem Toçilla
Fatmir Dalif Noka
Rexhep Tasim Mata
Kasam Halil Parllaku
Hysen Halil Parllaku
Nderim Halil Parllaku
Fidan Halil Parllaku
Milazim Hebib Maliqaj
Azem Hebib Maliqaj
Kujtim Osman Toçilla
Zenel Gani Lika
Kadri Mirto Noka
të cilët duhet ti falenderojmë të gjithë së bashku si komunitet.